05/08/2026
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK), do të organizojë Klinikën Kombëtare për Trajnerë 2026, e cila do të mbahet nga 14 deri më 16 gusht 2026.
Klinika do të zhvillohet nën moton "Nga MiniBasketbolli deri te Basketbolli Elitar", duke sjellë një program të pasur me ligjërata teorike dhe sesione praktike të dedikuara zhvillimit të trajnerëve.
Fokusi kryesor i kësaj klinike do të jetë MiniBasketbolli dhe zhvillimi afatgjatë i basketbollistëve të rinj, duke trajtuar tema si parimet themelore të MiniBasketbollit, zhvillimi i aftësive bazë përmes lojërave, planifikimi stërvitor, krijimi i mjediseve efektive të të nxënit, si dhe koncepte të avancuara të basketbollit modern.
Ligjërues të Klinikës do të jenë: Marius Huth, Arben Krasniqi, Elbesar Gështenja dhe Granit Rugova.
Gjatë Klinikës do të prezantohet gjithashtu edhe Manuali i Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD), si dhe Manuali i MiniBasketbollit, të përgatitur nga FBK.
Agjenda e plotë:
📍 Lokacioni: Marigona Residence – "Hotel Sheraton" dhe "Palestra ISP"
📅 Data: 14–16 Gusht 2026
🕔 Fillimi: 17:00 (14 gusht)
Organizatorë: Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), FIBA dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK)
16:30 – 17:00
Pritja dhe regjistrimi i pjesëmarrësve
17:00 – 17:15
Hapja zyrtare e Klinikës dhe fjalë hyrëse nga zyrtarët e FBK-së
17:30 – 18:30
Parimet themelore të MiniBasketbollit
Ligjërues: Marius Huth
18:30 – 20:00
Zhvillimi i aftësive themelore përmes lojërave
Ligjërues: Marius Huth
📍 Lokacioni: Marigona Residence – "Palestra ISP"
09:00 – 09:15
Prezantimi i Manualit të Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD) dhe Manualit të MiniBasketbollit
Ligjërues: Granit Rugova
09:15 – 10:30
Parimet e hartimit të planit stërvitor dhe planifikimit vjetor
Ligjërues: Marius Huth
10:30 – 12:00
Parimet bazë të zhvillimit të basketbollit te të rinjtë
Ligjërues: Marius Huth
12:00 – 13:00
Drekë – Che Bar, Marigona Residence
13:00 – 14:30
Ngacmimet e vendimmarrjes, krijimi i mjediseve efektive të të nxënit
Ligjërues: Marius Huth
14:30 – 16:00
Parimet bazë të bashkëpunimit sulmues në basketbollin e të rinjve
Ligjërues: Marius Huth
📍 Lokacionet:
09:00 – 12:00
Parimet e sulmit të vazhdueshëm ("Motion") me Pick and Roll – Teori dhe Praktikë
Ligjërues: Arben Krasniqi
12:00 – 13:00
Drekë – Che Bar, Marigona Residence
13:00 – 15:30
Skautimi Modern në Basketboll: Analiza e Sulmit, Mbrojtjes dhe Individual
Ligjërues: Elbesar Gështenja
15:30 – 16:00
Ndarja e certifikatave dhe mbyllja e Klinikës
📍 Lokacionet: