01/08/2026
Në ditën e dytë dhe të fundit të testimeve finale, të organizuara në kuadër të Projektit për Identifikimin e Talenteve, 40 basketbollistë të rinj do t’i nënshtrohen testimit përfundimtar, nga i cili do të përzgjidhen pjesëmarrësit e Kampit Nacional.
Testimi do të mbahet të dielën, nga ora 11:00 deri në 13:00, në Palestrën "1 Tetori" në Prishtinë.
Pas përfundimit të testimeve do të publikohet lista e basketbollistëve të përzgjedhur që do të jenë pjesë e Kampit Nacional, i cili do të mbahet nga 10 deri më 14 gusht në Kolegjin Loyola në Prizren.
Lista e basketbollistëve të ftuar: