29/07/2026
FBK ka vazhduar me Projektin e Grumbullimeve Rajonale Seleksionuese U13, ku vajzat dhe djemtë e gjeneratës 2013–2014 nga Peja patën mundësinë të shfaqin shkathtësitë e tyre para ekipit të trajnerëve të FBK-së, në kuadër të procesit të përzgjedhjes për Kampin Nacional U13 dhe programet zhvillimore të FIBA-s.
Ky grumbullim shënoi përmbylljen e fazës së grumbullimeve rajonale, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm drejt Kampit Nacional U13 dhe përfaqësimit të Kosovës në programet zhvillimore të FIBA-s.
Pas përfundimit të grumbullimeve rajonale, hapi i radhës janë testimet finale, të cilat do të zhvillohen më 1 dhe 2 gusht në Prishtinë. Nga këto testime do të përzgjidhen 25 vajza dhe 25 djem, të cilët do t’i bashkohen Kampit Nacional 2026, që do të mbahet në Prizren nga 10 deri më 14 gusht.