Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 30.07.2026

Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 30.07.2026

30/07/2026

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 30 korrik 2026, ka miratuar një sërë vendimesh me rëndësi për organizimin dhe zhvillimin e edicionit garues 2026/27.

Ndër vendimet kryesore janë miratimi i aplikimit të KB Vëllaznimi për Wild Card në ProCredit Superligën e Kosovës, Propozicioneve të Garave, Rregullores për Regjistrim dhe Kalim, Rregullores për Licencim dhe Garim, si dhe kalendarëve të garave për ProCredit Superligën, Superligën e Femrave dhe Ligën e Parë të Meshkujve.

Bordi miratoi gjithashtu modelin e mbështetjes financiare për pagesën e taksave të personave zyrtarë në kategoritë e reja, fondin e shpërblimeve për edicionin 2026/27 në vlerë prej 34,000 euro për ProCredit Superligën dhe 34,000 euro për Superligën e Femrave, si dhe vendosi që afati kalimtar për paraqitjen e lojtarëve të kategorive të reja të jetë deri më 15 shtator 2026.

Po ashtu, u miratua pjesëmarrja e KB Kosovari dhe KB Peja B në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin 2026/27, ndërsa u refuzuan ankesat e klubeve lidhur me tarifat e reja të kotizimit, duke mbetur në fuqi vendimi i Bordit i datës 15 korrik 2026.

Në kuadër të mbledhjes u miratua edhe Rregullorja për Licencimin e Trajnerëve për edicionin garues 2026/27, si dhe u vazhdua mandati i Komesarëve të Garave dhe i anëtarëve të Komisionit të Garave dhe Komisionit të Nominimit.

** Dokumenti zyrtar ** 

Vendimet

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners