U nderua jeta dhe vepra e Mithat Belegut

U nderua jeta dhe vepra e Mithat Belegut

28/07/2026

Me organizim të Komunës së Pejës, sot u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Mithat Belegut, një prej figurave më të shquara të basketbollit kosovar.

Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës, për jetën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm foli Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i cili vlerësoi rolin dhe trashëgiminë që Mithat Belegu la në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Në mbledhjen komemorative morën pjesë edhe nënkryetari i FBK-së, Fatmir Gashi, ish-kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha.

Mithat Belegu do të kujtohet përherë si një prej personaliteteve më të respektuara të basketbollit kosovar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar si basketbollist, gjyqtar ndërkombëtar i FIBA-s dhe kontribuues i palodhur në zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Federata e Basketbollit e Kosovës do ta kujtojë përherë me respekt dhe mirënjohje kontributin e jashtëzakonshëm të tij në zhvillimin e basketbollit tonë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners