27/07/2026
Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve është shpallur kampione e FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, pasi në finale mposhti bindshëm Andorrën me rezultat 91:49, duke e mbyllur turneun pa asnjë humbje.
Dardanët e rinj dominuan gjatë gjithë kampionatit të zhvilluar në Shkodër, duke regjistruar pesë fitore radhazi dhe duke dëshmuar cilësi, disiplinë dhe karakter në çdo ndeshje.
Në finale, Kosova kontrolloi sfidën nga fillimi deri në fund, duke ngritur me meritë trofeun e kampionit.