27/07/2026
Përfaqësuesja e Maltës është shpallur kampione e FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C, që u zhvillua në Pejë, pasi në finale mposhti Qipron me rezultat 56:35.
Maltezet e përfunduan kampionatin me paraqitje shumë të mira, duke kurorëzuar turneun me trofeun e kampiones dhe duke rikthyer titullin e Divizionit C.
Trofeun e ka ndarë Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.
Në vendin e dytë u rendit Qipro, ndërsa Kosova e mbylli kampionatin në pozitën e tretë, pasi në ndeshjen për medaljen e bronztë mposhti Gjeorgjinë me rezultat 74:58.
Gjatë pesë ditëve të garave, Peja mirëpriti shtatë përfaqësuese evropiane, duke organizuar me sukses një tjetër ngjarje të rëndësishme të FIBA Europe dhe duke ofruar basketboll cilësor e atmosferë sportive.