23/07/2026
Vashat e Kosovës U18 e mbyllin fazën e grupeve me sukses dhe vazhdojnë garën mes katër skuadrave më të mira të turneut.
Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e FIBA U18 Women's EuroBasket 2026, Divizioni C, pas paraqitjeve shumë të mira në fazën e grupeve.
Basketbollistet e reja dardane treguan karakter, disiplinë dhe lojë cilësore gjatë gjithë fazës së parë të garës, duke arritur objektivin e parë të kampionatit – kualifikimin në mesin e katër përfaqësueseve më të mira.
Fitoren e fundit e shënuan ndaj Armenisë 61:72, në një ndeshje shumë interesante.
Kosova në gjysmëfinale do të përballet me Maltën, kurse gjysmëfinalja tjetër është Qipro-Gjeorgjia.