22/07/2026
Vashat e Kosovës U18 kanë siguruar një vend në gjysmëfinale të FIBA U18 Women's EuroBasket, Divizioni C, pas një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse.
Dardanet e reja triumfuan ndaj Gjibraltarit me rezultat bindës 99:34, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në fazën e grupeve.
Kosova dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar epërsi në të dyja anët e parketit dhe duke mos lënë asnjë dyshim për fituesin.
Me këtë sukses, përfaqësuesja jonë vazhdon rrugëtimin me vetëbesim dhe ka siguruar kualifikimin në mesin e katër kombëtareve më të mira të kampionatit.
Pas dy fitoreve radhazi në fazën e grupeve, Dardanet do të synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive edhe në gjysmëfinale, me objektivin për të luftuar për medalje dhe promovim.