Kosova U18 bindshëm ndaj Gjeorgjisë

Kosova U18 bindshëm ndaj Gjeorgjisë

21/07/2026

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave e ka nisur në mënyrën më të mirë FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultat bindës 75:51 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Dardanet e reja zhvilluan një paraqitje shumë të mirë nga fillimi deri në fund të takimit, duke treguar disiplinë në mbrojtje dhe efikasitet në sulm. Kosova krijoi epërsi që në çerekun e parë dhe e menaxhoi me qetësi ndeshjen, duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për t'u rikthyer në lojë.

Me lojë ekipore, angazhim maksimal dhe ritëm të lartë gjatë gjithë takimit, vajzat e Kosovës arritën një fitore të merituar me rezultat 75:51, duke hedhur një hap të rëndësishëm në nisje të garës.

Ky sukses u jep Dardaneve besim të madh për vazhdimin e fazës së grupeve, ku synojnë të sigurojnë një vend në mesin e skuadrave më të mira të kampionatit.

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners