21/07/2026
Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore aventurën në FIBA U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, duke e mposhtur Andorrën me rezultat 79:87 pas vazhdimeve.
Ndeshja ishte jashtëzakonisht e luftuar dhe e baraspeshuar nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat që zhvilluan një duel të fortë për çdo top. Pas 40 minutave të rregullta, rezultati ishte i barabartë 77:77, duke bërë që fituesi të përcaktohej vetëm pas pesë minutave shtesë.
Në vazhdime, Dardanët treguan më shumë qetësi dhe vendosmëri, duke dominuar momentet vendimtare të sfidës dhe duke siguruar fitoren e parë në kampionatin që po zhvillohet në Shkodër. Lojtarët më të dalluar te Kosova ishin Besim Bytyqi me 16 pikë, Fis Jashari me 14 dhe Enes Gashi me 12 pikë.
Ndeshja e rradhë për djelmoshat tanë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:30, përballë Gjibraltarit.