Nis sot FIBA Women’s U18 EuroBasket, Divizioni C – Kosova përballet me Gjeorgjinë

Nis sot FIBA Women’s U18 EuroBasket, Divizioni C – Kosova përballet me Gjeorgjinë

21/07/2026

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e femrave nis sot rrugëtimin në FIBA Women’s U18 EuroBasket 2026, Divizioni C, që zhvillohet në Pejë.

Dita e parë e fazës së grupeve sjell tri përballje interesante në palestrën sportive “Karagaçi” nw Pejw, ku kombwtaret do të nisin garën për një vend sa më të lartë në kampionat.

Shtatë shtete janë pjesëmarrëse në këtë garë ndërkombëtare.

Programi i ndeshjeve për sot është:

14:00 – Malta - Shqipëria

16:30 – Armenia - Gjibraltari

19:00 – Kosova - Gjeorgjia

Vëmendja kryesore do të jetë te ndeshja e mbrëmjes, ku Dardanet e reja do të kërkojnë ta nisin kampionatin me fitore përballë Gjeorgjisë, para tifozëve vendas në Pejë.

FIBA Women’s U18 EuroBasket, Divizioni C, do të zhvillohet nga 21 deri më 26 korrik 2026, ndërsa Kosova synon një paraqitje sa më të mirë në këtë garë evropiane dhe mbështetja e publikut pritet të jetë një faktor i rëndësishëm.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners