Gjakova mirëpret grumbullimin e dytë rajonal të talenteve U13

Gjakova mirëpret grumbullimin e dytë rajonal të talenteve U13

20/07/2026

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka zhvilluar të hënën grumbullimin e dytë rajonal në kuadër të projektit për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja U13, i cili është një nga shtyllat kryesore të Planit Strategjik 2026–2030.

Pas grumbullimit të parë të mbajtur në Prizren, radha ishte e Gjakovës, ku djem dhe vajza patën mundësinë të shfaqin potencialin e tyre para trajnerëve të angazhuar nga FBK.

Gjatë grumbullimit, basketbollistët/et e rinj/reja u vlerësuan për aftësitë teknike, fizike dhe taktike, ndërsa trajnerët zhvilluan ushtrime dhe teste të ndryshme për të identifikuar talentet me perspektivë.

Ky projekt do të vazhdojë edhe në Mitrovicë, Prishtinë dhe Pejë, me synimin që në fund të procesit të përzgjidhen basketbollistët më premtues, të cilët do të jenë pjesë e Kampit Nacional U13.

Përmes këtyre grumbullimeve, FBK synon të krijojë një bazë sa më të gjerë të talenteve dhe të investojë në zhvillimin afatgjatë të basketbollit kosovar, në përputhje me objektivat e Planit Strategjik 2026-2030.

Grumbullimi i radhës do të jetë më 22 korrik në Mitrovicë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners