Dardanët e rinj pësojnë nga Estonia

Dardanët e rinj pësojnë nga Estonia

19/07/2026

Kosova U20 ka përfunduar garat në FIBA EuroBasket, Divizioni B, që sonte përfundon në Bratislavë të Sllovakisë.

Në ndeshjen e fundit, Dardanët e rinj pësuan nga Estonia 88:77.

Tre çerekët e parë përfunduan 24:18 në të mirë të estonezëve, derisa periudha e fundit 23:16 për Dardanët.

Te Kosova u dalluan Mal Tusuni me 19 pikë, Erolt Rrahmani 11 pikë e 14 kërcime, Amri Bedra me 15 pikë e tetë asistime dhe Elon Hasanaj me 13 pikë e tetë asistime.

Kosova u rendit e 18-ta në këtë kampionat nga 21 shtete pjesëmarrëse.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners