Përcaktohen datat e Superkupës dhe fillimit të kampionateve për sezonin 2026/2027

Përcaktohen datat e Superkupës dhe fillimit të kampionateve për sezonin 2026/2027

17/07/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se Bordi i FBK-së, në mbledhjen e mbajtur më 15 korrik 2026, ka miratuar një sërë vendimesh me rëndësi për organizimin e garave për edicionin 2026/2027.

Në mbështetje të kompetencave të Bordit të FBK-së, të përcaktuara me Statutin e FBK-së, përkatësisht nenin 24, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit, pas shqyrtimit dhe diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës, Bordi mori vendim që të miratohen kalendarët e garave për ProCredit Superligën dhe Superligën e Femrave për edicionin 2026/2027.

Sipas kalendarëve të miratuar:

  • Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet më 15 shtator 2026, ndërsa ProCredit Superliga do të nisë më 19/20 shtator 2026.
  • Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillohet më 23 shtator 2026, ndërsa Superliga e Femrave do të fillojë më 26/27 shtator 2026.

Vendimet e plota të Bordit të FBK-së nga mbledhja e datës 15 korrik 2026 mund t’i lexoni në dokumentin zyrtar:

https://basketbolli.com/files/2026_c125d7f0-b29f-4160-91c7-98be3805a889.pdf

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners