12/07/2026
Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve e ka përmbyllur me sukses paraqitjen në FIBA U16 EuroBasket 2026, Divizioni C, duke triumfuar ndaj Moldavisë me rezultat 86:70 në ndeshjen për vendin e tretë.
Dardanët e rinj zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe duke siguruar medaljen e bronztë në Evropian.
Almir Dervishi kishte 27 pikë e 15 kërcime, kurse Orik Istrefi 30 pikë e shtatë kërcime.