Kosova U16 e mbyll me fitore bindëse

Kosova U16 e mbyll me fitore bindëse

12/07/2026

Kosova U16 në konkurrencën e femrave e mbylli paraqitjen në FIBA U16 Women’s EuroBasket 2026, Divizioni C, me fitoren ndaj Moldavisë me rezultat 74:35.

Dardanet e reja dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke treguar lojë cilësore në të dyja anët e parketit dhe duke e mbyllur kampionatin me një paraqitje shumë pozitive.

Anila Fazliu ishte më e dalluara te Kosova, duke e mbyllur ndeshjen me 14 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime. Ajo regjistroi edhe dy topa të vjedhur dhe një bllokadë, duke qenë një nga lojtaret kyçe në fitoren bindëse të Dardaneve.

Kontribut të rëndësishëm dha edhe Sara Rexhaj me 12 pikë, katër asistime dhe katër topa të vjedhur, ndërsa Dea Uka shtoi 11 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime.

Kosova u rendit përfundimisht e pesta në këtë kampionat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners