Anila Sadiku dhe Diellza Leti në FIBA Women’s Summit në Slloveni

Anila Sadiku dhe Diellza Leti në FIBA Women’s Summit në Slloveni

12/07/2026

Anila Sadiku si gjyqtare dhe Diellza Leti si trajnere kanë marrë pjesë në FIBA Women’s Summit në Postojna, Slloveni.

Ky event shumë i rëndësishëm është mbajtur nga 7 deri më 11 korrik.

Ato janë deleguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që vazhdon të investojë në kuadro, sidomos në trajnere dhe gjyqtare.

Në këtë ngjarje ofrohen trajnime për lojtaret, trajneret dhe gjyqtaret e basketbollit.

FIBA me këtë rast ofron një mundësi unike për të përmirësuar aftësitë e trajnereve dhe gjyqtareve perspektive nga shtetet e Evropës.

Ky kamp zhvillimor është nën ombrellën e FIBA Europe në bashkëpunim të Federatës së Basketbollit të Sllovenisë.

Kampi filloi në vitin 2007 dhe më shumë se 1,460 pjesëmarrëse kanë qenë deri më tani nga 47 Federata Evropiane.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners