10/07/2026
Përfaqësuesja U20 e Kosovës pësoi humbje minimale ndaj Qipros me rezultat 60-59, në ndeshjen hapëse të FIBA U20 EuroBasket 2026, Divizioni B.
Në një ndeshje shumë të luftuar, Kosovës i kushtoi shtrenjtë përqindja e ulët e realizimit nga gjuajtjet e lira, veçanërisht në pjesën e parë të takimit. Ekipi ynë realizoi vetëm 9 nga 24 gjuajtje të lira.
Lojtari më efikas i Kosovës ishte Erolt Rrahmani me 20 pikë dhe 13 kërcime.
Ndeshjen e radhës në grupin C, Kosova e zhvillon ndaj Bosnje dhe Hercegovinës,nesër nga ora 21:00.