09/07/2026
Përfaqësuesja U16 e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Shqipërisë me rezultat 90:65 në ndeshjen e fundit të grupeve në FIBA U16 EuroBasket 2026, Divizioni C.
Dardanët e rinj dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke shfaqur lojë të organizuar në sulm dhe mbrojtje, ritëm të lartë dhe karakter në parket. Epërsia u rrit vazhdimisht gjatë ndeshjes, ndërsa në fund Kosova siguroi një triumf të merituar me 25 pikë dallim.
Te Kosova u dalluan Orik Istrefi me 20 pikë, Narti Kasapolli me 15, Almuid Selmani me 14 dhe Almir Dervishi me 13.
Kosova shënoi tri fitore në tri ndeshje, duke qenë e para në grup. Dardanët janë kualifikuar në gjysmëfinale, ku sonte e mësojnë kundërshtarin.