Peja, sërish qendër e basketbollit evropian

Peja, sërish qendër e basketbollit evropian

09/07/2026

Peja do të jetë sërish qendra e basketbollit evropian këtë verë, pasi nga 21 deri më 26 korrik 2026 do të organizohet FIBA U18 Women's EuroBasket, Division C.

Pas organizimit të suksesshëm të disa ngjarjeve ndërkombëtare gjatë këtij viti, Kosova do të mirëpresë edhe një kampionat evropian, ku talentet e reja të basketbollit të femrave do të garojnë për gjashtë ditë radhazi në qytetin e Pejës.

Ky organizim përfaqëson një tjetër dëshmi të besimit që FIBA Europe vazhdon t'i japë Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe një mundësi e shkëlqyer për promovimin e basketbollit, sportit dhe vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e basketbollit që të jenë pjesë e këtij eventi dhe të krijojnë një atmosferë sa më të ngrohtë për ekipet pjesëmarrëse.

Shtatë shtete do të marrin pjesë, ku Dardanet e reja kërkojnë përkrahjen nga publiku për të triumfuar.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners