Kosova U16 pëson nga Gjeorgjia

Kosova U16 pëson nga Gjeorgjia

08/07/2026

Përfaqësuesja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave e ka nisur me humbje paraqitjen në FIBA U16 Women's EuroBasket 2026, Divizioni C, që po zhvillohet në Maltë.

Dardanet e reja u mposhtën nga Gjeorgjia me rezultat 77:39 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Më e dalluara te Kosova ishte Anila Fazliu, e cila realizoi 11 pikë.

Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të enjten, ku do të përballet me nikoqiren Maltën, me synimin për të reaguar dhe për të kërkuar fitoren e parë në kampionat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners