08/07/2026
Zhvillimi i talenteve të reja është një nga shtyllat kryesore të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës 2026–2030.
Me këtë vizion, FBK do të fillojë Grumbullimet Rajonale Seleksionuese dhe Kampin Nacional U13 2026, një projekt gjithëpërfshirës që synon identifikimin, vlerësimin dhe zhvillimin e basketbollistëve më premtues të gjeneratës 2013–2014 nga e gjithë Kosova.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me FIBA, Ministrinë për Sport dhe Rini, klubet, trajnerët, shkollat dhe komunat, duke ndërtuar një sistem të unifikuar, transparent dhe profesional për zbulimin e talenteve që do të përbëjnë bazën e përfaqësueseve të Kosovës në vitet në vijim.
Në kuadër të programit do të organizohen pesë grumbullime rajonale, të cilat do t'u japin mundësi të gjithë basketbollistëve dhe basketbollisteve të rinj të tregojnë potencialin e tyre para ekipit të trajnerëve dhe ekspertëve të FBK-së.
Pas përfundimit të grumbullimeve do të mbahet Grumbullimi Final, ku do të përzgjidhen 25 djem dhe 25 vajza për të marrë pjesë në Kampin Nacional U13.
Kampi do të zhvillohet nga 10 deri më 14 gusht 2026 në Prizren, ku pjesëmarrësit do t'i nënshtrohen vlerësimeve teknike, taktike, fizike dhe antropometrike, si dhe do të punojnë sipas një programi modern zhvillimor, të hartuar në përputhje me standardet e FIBA Youth Development Fund (YDF).
Në përfundim të kampit do të përzgjidhen 15 djem dhe 15 vajza, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet dhe turnetë ndërkombëtarë të FIBA Youth Development Fund (YDF) 2026–2027.
Orari i Grumbullimeve Rajonale
(11:00-13:00 djemtë dhe 13:00-15:00 vajzat)
(11:00-13:00 djemtë dhe 13:00-15:00 vajzat)
(11:00-13:00 djemtë dhe 13:00-15:00 vajzat)
(10:00-12:00 djemtë dhe 12:00-14:00 vajzat)
(11:00-13:00 djemtë dhe 13:00-15:00 vajzat)
Një lojtar/e mund të marrë pjesë në vetëm një grumbullim.
Në secilin grumbullim, seancat do të organizohen veçmas për djem dhe vajza, ndërsa vlerësimi do të bazohet në kriteret teknike, fizike, antropometrike, koordinimin, shpejtësinë, inteligjencën e lojës dhe potencialin zhvillimor të secilit lojtar.
FBK fton të gjithë basketbollistët dhe basketbollistet e gjeneratës 2013–2014 që të bëhen pjesë e këtij procesi dhe të hedhin hapin e parë drejt përfaqësimit të Kosovës.
Ky projekt është shumë më tepër se një kamp seleksionues. Ai është pjesë e zbatimit të Planit Strategjik të FBK-së 2026–2030, i cili synon ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm për identifikimin, zhvillimin dhe avancimin e talenteve në të gjitha kategoritë e moshave, duke krijuar themele të forta për suksesin e basketbollit kosovar në të ardhmen.