08/07/2026
Përfaqësuesja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë në FIBA U16 Women's EuroBasket 2026, Divizioni C, që po mbahet në Valletta të Maltës.
Dardanet e reja do të përballen me Gjeorgjinë në një sfidë të rëndësishme, ku synojnë të japin maksimumin dhe të kenë paraqitje të mira në arenën evropiane.
Takimi zhvillohet sot (8 korrik) nga ora 13:30 (ora e Kosovës).
Ndeshjen mund ta ndiqni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA në YouTube.