Shqipëria fiton ndaj Kosovës në Prizren

Shqipëria fiton ndaj Kosovës në Prizren

02/07/2026

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 82:89 në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Dardanët luftuan deri në fund për një rezultat pozitiv, por mysafirët arritën të ruajnë epërsinë në momentet vendimtare të takimit.

Dardan Berisha e përfundoi ndeshjen me 28 pikë, kurse Drilon Hajrizi me 19 pikë e 15 kërcime.

Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Sllovakisë në udhëtim më 5 korrik.

Dardanët kanë një fitore e dy humbje në grup, kurse Shqipëria një fitore e tri humbje. Lidere është Sllovakia me tri fitore në tri ndeshje.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners