Kosova kërkon mbështetjen e tifozëve në sfidën ndaj Shqipërisë

Kosova kërkon mbështetjen e tifozëve në sfidën ndaj Shqipërisë

02/07/2026

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte një tjetër sfidë të rëndësishme në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, ku do të përballet me Shqipërinë.

Ndeshja do të luhet më 2 korrik, duke filluar nga ora 19:00, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë tifozët që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe të mbështesin Dardanët drejt një tjetër paraqitjeje të suksesshme.

Biletat mund të blihen online në platformën Kick-Tick, si dhe fizikisht në Fan Shop-in e KB Bashkimi në Prizren. Çmimi i biletës është 4 euro.

Le ta mbushim palestrën dhe t'i japim Kosovës mbështetjen që meriton në rrugëtimin drejt EuroBasket 2029.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners