Kamil Novak do të vizitojë Kosovën

Kamil Novak do të vizitojë Kosovën

01/07/2026

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europe, Kamil Novak, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë më 2 korrik.

Vizita do të nisë me një takim në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku Novak do të pritet nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet e basketbollit në Kosovë, projektet aktuale të Federatës, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me FIBA Europe.

Në orën 19:00, në Prizren, Kamil Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e FIBA Europe për basketbollin kosovar.

Vizita e Drejtorit Ekzekutiv të FIBA Europe përbën një moment të rëndësishëm për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet FBK-së dhe FIBA Europe, si dhe besimin e vazhdueshëm në punën dhe kapacitetet e Federatës për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners