01/07/2026
Kosova U16 meshkujt do të marrë pjesë në Divizionin C, që zhvillohet në Armeni, nga 4 deri më 12 korrik.
U16 janë në grup me Moldavinë, San Marinon dhe Shqipërinë, derisa sfida e parë është më 4 korrik ndaj Moldavisë.
Pas përgatitjeve intensive, është përcaktuar edhe 12shja finale për këtë Kampionat, ku basketbollistët e rinj të Kosovës janë të motivuar për të pasur paraqitje sa më të mira dhe për të përfaqësuar vendin tonë sa më mirë.
12shja e Kosovës U16M
Almuid Selmani
Orik Istrefi
Almir Dervishi
Edon Taraku
Orges Bilalli
Edmond Beka
Arman Kacka
Luis Sejdijaj
Narti Kasapolli
Ramiz Dubmo
Urt Nahi
Elod Vokshi
Përzgjedhës: Gyltekin Selimi, ndihmëstrajnerë: Laurant Ibrahimi, Driton Rraci