29/06/2026
Malta është fituesja e FIBA Women's European Championship for Small Countries 2026, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë triumfoi bindshëm ndaj Shqipërisë me rezultat 72:55.
Përfaqësuesja malteze dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke treguar lojë të organizuar në sulm dhe mbrojtje të fortë. Me këtë fitore, Malta kurorëzon një kampionat të jashtëzakonshëm dhe ngre për herë të parë trofeun e kampiones së Evropës për Shtetet e Vogla.
Gjatë gjithë turneut, Malta shfaqi paraqitje të qëndrueshme dhe cilësi të lartë, duke merituar plotësisht vendin në majën e basketbollit evropian për këtë kategori.
Ndërkohë, Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA Europe, u zhvillua me sukses në Pejë, ku për gjashtë ditë me radhë adhuruesit e basketbollit patën mundësi të ndjekin ndeshje cilësore dhe atmosferë të shkëlqyer sportive.
Vendin e tretë e zuri Kosova, pasi mundi Armeninë, kurse Gjeorgjia mposhtin Andorrën për vendin e tretë.
Federata e Basketbollit e Kosovës u shpërblye për çmimin e organizatorit.