Kosova e mbyll Evropianin në vendin e tretë, fitore bindëse ndaj Armenisë

Kosova e mbyll Evropianin në vendin e tretë, fitore bindëse ndaj Armenisë

28/06/2026

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka përfunduar me fitore paraqitjen në FIBA Women's European Championship for Small Countries 2026, duke mposhtur bindshëm Armeninë me rezultat 86:48 në ndeshjen për vendin e tretë.

Basketbollistet e Kosovës dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke treguar lojë cilësore në të dyja anët e parketit. Dallimi në rezultat u thellua vazhdimisht gjatë ndeshjes, ndërsa Dardanet nuk i lanë asnjë moment hapësirë kundërshtarit për t'u rikthyer në lojë.

Me këtë fitore, Kosova siguroi vendin e tretë në kampionat, duke e mbyllur turneun e medalje bronzi dhe me shumë paraqitje premtuese, veçanërisht nga basketbollistet e reja që fituan përvojë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Kosova e mbyll kështu Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla me një fitore të thellë ndaj Armenisë dhe me vendin e tretë, duke lënë sinjale pozitive për të ardhmen e Përfaqësueses.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners