28/06/2026
Kosova do të përballet me Shqipërinë më 2 korrik, duke filluar nga ora 19:00, në ndeshjen e tretë të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.
Takimi pritet të zgjojë interesim të madh, në një duel me peshë të veçantë sportive dhe emocionale.
Përfaqësuesja e Kosovës tashmë po zhvillon përgatitjet në Prizren, ku stafi teknik dhe lojtarët po punojnë intensivisht për të qenë në formën më të mirë para kësaj sfide. Vetëm tri ditë pas ndeshjes me Shqipërinë, Dardanët do të udhëtojnë drejt Sllovakisë për përballjen e radhës në këtë fazë kualifikuese.
Federata e Basketbollit e Kosovës ju bën thirrje tifozëve që të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur Dardanët për këtë sfidë shumë të rëndësishme.
Biletat kanë dalur në shitje dhe kushtojnë 4 Euro.
Linku i biletave