27/06/2026
Në Turqi nga 23 deri më 27 qershor është mbajtur gara e radhës e FIBA YDF-së në të dyja konkurrencat për grupmoshën U14.
Pjesë e këtij Programit të FIBA-s janë Kosova, Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut në të dyja konkurrencat.
Vajzat dhe djemtë e Kosovës kishin paraqitje të mira në këtë turne, derisa Dardanet e reja fituan sfidën e fundit ndaj Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu vajzat dhe djemtë kishin paraqitje të mira edhe përballë Bullgarisë.
Rezultatet
23 qershor
Vajzat: Kosova – Rumania 34:84
Djemtë: Kosova – Rumania 50:90
25 qershor
Vajzat: Turqia – Kosova 68:29
Djemtë: Turqia – Kosova 79:55
26 qershor
Vajzat: Kosova – Bullgaria 46:50
Djemtë: Kosova – Bullgaria 68:73
27 qershor
Vajzat: Maqedonia e Veriut – Kosova 38:40
Djemtë: Maqedonia e Veriut – Kosova 82:55