Kosova nis sonte rrugëtimin në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla

Kosova nis sonte rrugëtimin në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla

23/06/2026

Pritjes i vjen fundi. Kosova në konkurrencën e femrave sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë në FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, që po mbahet në Pejë.

Vajzat e drejtuara nga përzgjedhësi Lorik Kllokoqi do të përballen me Armeninë në takimin e Grupit B, që zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën sportive “Karagaç”. K

y duel shënon hapjen e rrugëtimit të Kosovës në kampionatin evropian, ku synimi është një paraqitje sa më e suksesshme para publikut vendas.

Para ndeshjes së Kosovës, programi i ditës hapet me përballjen e Grupit A ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës, që nis në ora 16:30.

Kosova garon në Grupin B së bashku me Armeninë dhe Andorrën, ndërsa në Grupin A bëjnë pjesë Shqipëria, Malta dhe Gjeorgjia. Dy kombëtaret më të mira nga secili grup do të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Me mbështetjen e tifozëve në Pejë, basketbollistet dardane do të kërkojnë ta nisin kampionatin me fitore dhe të hedhin hapin e parë drejt fazës finale të garës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners