20/06/2026
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.
Dardanët do të përballen me Arabinë Saudite, përballje që do të zhvillohen në Stamboll të Turqisë.
Sfida e parë do të jetë të hënën nga ora 19:30 dhe e dyta të martën nga ora 18:00, sipas kohës lokale në Turqi.
Takimet do t’i shërbejnë përzgjedhësit Bujar Loci dhe Shtabit Teknik për të parë formën e ekipit para duelit me Shqipërinë më 2 korrik në Prizren dhe në udhëtim më 5 korrik.