Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova - Shqipëria

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova - Shqipëria

19/06/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se nga sot ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.

Kjo përballje e shumëpritur do të zhvillohet më 2 korrik, në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00. 

Për herë të parë, FBK do të realizojë shitjen e biletave në formën online për ndeshjet e Kosovës përmes platformës KickTick, duke u mundësuar tifozëve një proces më të lehtë dhe më të shpejtë të blerjes së biletave.

Biletat janë tashmë në dispozicion dhe mund të sigurohen përmes KickTick, me çmim prej 4 euro.

Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e basketbollit që të jenë pjesë e kësaj sfide të veçantë ndërmjet dy përfaqësueseve dhe të mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj drejt kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners