Kampionët olimpikë vizitojnë Kosovën A Femrat

Kampionët olimpikë vizitojnë Kosovën A Femrat

18/06/2026

Kampionia olimpike, botërore dhe evropiane në xhudo, Majlinda Kelmendi, si dhe Krymjeshtri dhe trajneri shumë i suksesshëm i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, të enjten vizituan Përfaqësuesen e Kosovës A Femrat.

Të shoqëruar nga Linda Shala, Anëtare e Bordit e FBK-së, dhe Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, ata ndanë përvojat e tyre frymëzuese me basketbollistet tona, duke folur për përkushtimin, sakrificën dhe luftën për fanellën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka u uruan vajzave shumë suksese në FIBA Women's European Championship for Small Countries 2026, duke i motivuar që të japin maksimumin për ngjyrat dardanë.

Linda Shala dhe Elvira Dushku i prezantuan me krenari mysafirët specialë, duke vlerësuar arritjet e tyre historike që e kanë ngritur lart emrin e Kosovës në botë.

Evropiani do të zhvillohet nga 23 deri më 28 qershor në Pejë dhe Kosova shpreson në mbështetjen e fuqishme të tifozëve për të arritur rezultate sa më të mira në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane.

23-28 qershor 2026

Palestra sportive “Karagaç”, Pejë

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners