Lista e gjerë e Kosovës

Lista e gjerë e Kosovës

17/06/2026

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka publikuar listën e gjerë të basketbollistëve të ftuar për grumbullimin dhe përgatitjet para ndeshjes ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë.

Dardanët do të nisin përgatitjet me synimin për t’u paraqitur sa më mirë në përballjen e radhës, që do të zhvillohet më 2 korrik në Prizren.

Në listën e trajnerit Bujar Loci janë përfshirë 15 basketbollistë:

Dardan Berisha

Dardan Kapiti

Denis Zenelaj

Dion Haxhosaj

Divine Myles

Drilon Hajrizi

Gëzim Morina

Lis Shoshi

Meriton Ismaili

Mikaile Tmusic

Muhamedali Janjeva

Musab Mala

Rron Dahsyla

Rron Ukaj

Valon Bunjaku

Shtabi teknik do të udhëhiqet nga përzgjedhësi Bujar Loci, i ndihmuar nga Petrit Zeqiri dhe Brahim Veseli.

Kosova do të përballet me Shqipërinë më 2 korrik 2026, nga ora 19:00, në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

FBK fton të gjithë adhuruesit e basketbollit që të mbështesin Dardanët nga afër në këtë ndeshje të rëndësishme, ndërsa informacionet për shitjen e biletave do të publikohen së shpejti.

Kosova fillon stërvitjet sonte në Prizren, që të jetë sa më e gatshëm në kualifikimet për FIBA EuroBasket 2029.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners