Dita e parë në FIBA 3x3 ECQ Prishtina 2026

Dita e parë në FIBA 3x3 ECQ Prishtina 2026

13/06/2026

Në Prishtinë ka filluar gara evropiane FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2026. Në këtë event marrin pjesë 12 shtete, shtatë te meshkujt dhe pesë të femrat.

Në ditën e parë janë zhvilluar ndeshjet në grupe, që sollën shumë emocione në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Kosova te meshkujt u ndesh me Qipron, ku pësoi 21:9, derisa ndeshje shumë më të mirë tregoi përballë Irlandës, që ishte dramatike deri në fund, por përfundoi 18:16 për irlandezët, kurse vashat e Kosovës zhvilluan vetëm një ndeshje, atë ndaj Irlandës, që përfundoi 21:8.

Kosova femrat të dielën nga ora 16:00 do të ndeshet me Azerbajxhanin në gjysmëfinalen e parë.

Të dielën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2026.

Super emocione ju presin edhe nesër në zemër të Prishtinës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners