Prishtina, gati për spektaklin evropian të 3x3

Prishtina, gati për spektaklin evropian të 3x3

11/06/2026

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po bëhet gati për spektaklin ndërkombëtar të FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier 2026.

Kjo është hera e tretë radhazi që kjo garë organizohet në vendin tonë, duke përkushtuar besimin e madh që ka FIBA ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

Në këtë event ndërkombëtar do të marrin pjesë 12 shtete, shtatë te meshkujt dhe pesë te femrat.

Fituesi siguron biletën për në FIBA 3x3 Europe Cup 2026 që do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Shtetet pjesëmarrëse: Kosova, Shqipëria, San Marino, Qipro, Azerbajxhani, Malta dhe Irlanda te meshkujt dhe Kosova, Azerbajxhani, Malta, Qipro dhe Irlanda te femrat.

Kosova shpreson që me përkrahjen e publikut do të ketë sa më shumë suksese në këtë turne të rëndësishëm evropian.

Te Kosova meshkujt do të paraqiten: Adhurim Aliaj, Rron Dahsyla, Rron Ukaj dhe Edmond Kryeziu, kurse te femrat: Agnesa Rrahmani, Enisa Kamerolli, Merisa Bilalli dhe Vesa Krasniqi.

Turneu organizohet më 13-14 qershor në zemër të Prishtinës, sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në ditën e shtunë ndeshjet janë nga ora 14:00 deri në ora 20:00, derisa të dielën zhvillohet ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet në të dyja konkurrencat.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners