08/06/2026
Pas një rrugëtimi emocionues nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, është koha për kulmin e edicionit të dytë të Alley Oop.
Ekipet fituese nga turnetë kualifikuese do të mblidhen në Prishtinë për të garuar në Turneun Final dhe për të luftuar për titullin e kampionit të Alley Oop 2026.
Turneu Final do të mbahet më 15 qershor 2026, nga ora 17:00 deri në 19:00, në ISP-Marigona Rezidencë, ku pritet të zhvillohen ndeshje spektakolare me ritëm të lartë dhe shumë rivalitet sportiv.
Alley Oop ka sjellë basketbollin 3x3 në disa qytete të Kosovës, duke mbledhur qindra basketbollistë dhe dashamirë të këtij sporti. Tashmë, skuadrat më të mira të secilit turne do të përballen mes vete për të përcaktuar kampionin e përgjithshëm të këtij edicioni.
Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë adhuruesit e basketbollit që të jenë pjesë e këtij spektakli sportiv dhe të mbështesin ekipet pjesëmarrëse në rrugëtimin e tyre drejt titullit.
Skuadra më e mirë e Alley Oop 2026 do të kurorëzohet në fund të një mbrëmjeje që premton spektakël, energji dhe shumë emocione.
Turneu Final – Alley Oop 2026
📅 15 qershor 2026
🕔 17:00–19:00
📍 ISP-Marigona Rezidencë