FBK organizoi Punëtori Edukative për të Drejtat e Basketbollistëve

FBK organizoi Punëtori Edukative për të Drejtat e Basketbollistëve

04/06/2026

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me Shoqatën e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës, organizoi punëtori edukative të dedikuar basketbollistëve vendorë, me fokus në të drejtat e lojtarëve dhe mbrojtjen e tyre kontraktuale.

Ligjërues i kësaj punëtorie ishte avokati ndërkombëtar nga Sllovenia, Blaz Tomazin Bolcar, themelues i Bolcar Laë Office dhe ekspert i njohur në të drejtën sportive ndërkombëtare.

Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Kryetari i Shoqatës së Basketbollistëve/eve, Dardan Berisha kanë folur për rëndësinë e kësaj Punëtorie, sfidat me të cilat përballen dhe hapat që duhet ndërmarrë për të ardhmen.

Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit (basketbollistë dhe basketbolliste) patën mundësinë të njihen më nga afër me të drejtat dhe obligimet e lojtarëve, aspektet kryesore të kontratave sportive, mekanizmat e mbrojtjes ligjore, si dhe procedurat që lidhen me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sport.

Gjatë punëtorisë janë prezantuar edhe raste reale nga praktika e Tribunalit të Arbitrazhit të Basketbollit (BAT), duke trajtuar situata si mos-pagesat, ndërprerjet e njëanshme të kontratave, bonuset dhe shkeljet kontraktuale.

Në mënyrë më të përmbledhur, punëtoria do të trajtojë edhe aspektet më të gjera të sistemit të basketbollit, përfshirë rolin e agjentëve, transferet ndërkombëtare, si dhe të drejtat komerciale dhe të imazhit të sportistëve, përfshirë ndikimin e mediave sociale në karrierën e tyre .

Punëtoria u karakterizua nga diskutime interaktive dhe shkëmbim përvojash, duke u ofruar basketbollistëve njohuri praktike që do t’i ndihmojnë në zhvillimin e karrierës së tyre sportive dhe profesionale.

FBK vazhdon të mbetet e përkushtuar në edukimin dhe fuqizimin e basketbollistëve/eve, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në ngritjen e vetëdijes për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si sportistë profesionistë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners