Bytyqi diplomon në Programin Ndërkombëtar për Edukimin dhe Zhvillimin profesional të trajnerëve

Bytyqi diplomon në Programin Ndërkombëtar për Edukimin dhe Zhvillimin profesional të trajnerëve

04/06/2026

Trajneri Shemsedin Bytyqi ka diplomuar me sukses në International Coaching Course (ICC).

Pjesëmarrja e Bytyqit është mundësuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe përkrahur nga Komitetit Olimpik i Kosovës.

International Coaching Course (ICC) është një program prestigjioz ndërkombëtar për edukimin dhe zhvillimin profesional të trajnerëve, i organizuar nga Hungarian University of Sports Science (HUSS) në bashkëpunim me International Olympic Committee (IOC) dhe me mbështetjen e Olympic Solidarity.

Programi ka mbi 50 vite traditë dhe konsiderohet një nga programet më të njohura për trajnerë në nivel ndërkombëtar.

Programi zgjat 8 javë dhe kombinon mësimin teorik me punën praktike në sportin përkatës. Pjesëmarrësit trajnohen në fusha si metodologjia e stërvitjes, fiziologjia e ushtrimeve, psikologjia sportive, pedagogjia sportive, analiza sportive, ushqyerja sportive, biologjia njerëzore, sociologjia sportive dhe etika në trajnim. Gjithashtu, ata zhvillojnë punë praktike dhe vizita profesionale në klube dhe institucione sportive elitare në Hungari.

Në vitin 2026, trajneri Shemsedin Bytyqi përfundoi me sukses specializimin në basketboll në kuadër të këtij programi, duke arritur mesataren e përgjithshme 4.69 (Excellent) dhe duke fituar certifikimin ndërkombëtar për trajnim në basketboll.

Pjesëmarrja në ICC përfaqëson një mundësi të rëndësishme për avancimin profesional të trajnerëve, shkëmbimin e përvojave me kolegë nga e gjithë bota dhe transferimin e praktikave më të mira ndërkombëtare në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners