Vera me Basketboll - një verë historike për Kosovën!

Vera me Basketboll - një verë historike për Kosovën!

03/06/2026

Vera e vitit 2026 do të jetë ndër më të ngarkuarat dhe më emocionueset në historinë e basketbollit kosovar. Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizojë dhe do të jetë pjesë e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare, duke e kthyer Kosovën në qendër të basketbollit evropian gjatë muajve qershor dhe korrik.

Gjithçka nis më 13 dhe 14 qershor në Prishtinë, ku do të zhvillohet FIBA 3x3 Europe Cup Qualifiers 2026, një nga ngjarjet më atraktive të basketbollit 3x3 në Evropë. Ekipet më të mira do të garojnë për një vend në Kampionatin Evropian, ndërsa kryeqyteti do të mirëpresë sportistë dhe tifozë nga vende të ndryshme të kontinentit.

Kosova merr pjesë në të dyja konkurrencat, derisa në përgjithësi marrin pjesë pesë shtete te femrat dhe shtatë te meshkujt.

Vetëm pak ditë më vonë, nga 23 deri më 28 qershor, Peja do të jetë nikoqire e FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026. Për herë të dytë Kosova organizon këtë kampionat prestigjioz për shtetet e vogla, ku Dardanet do të synojnë sukses para publikut vendas, derisa hera e parë që mbahet në Pejë.

Muaji korrik sjell sfida të reja për Kosova meshkujt. Më 2 korrik në Prizren, Kosova do të përballet me Shqipërinë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, një ndeshje me rëndësi të veçantë dhe emocion të madh për tifozët shqiptarë të basketbollit. Vetëm tri ditë më pas, më 5 korrik, Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë, në një tjetër sfidë të rëndësishme të rrugëtimit drejt EuroBasketit.

Ngjarjet kulmore vazhdojnë edhe në fund të korrikut, kur nga 21 deri më 26 korrik, Peja do të mirëpresë FIBA U18 Women’s EuroBasket Division C. Talente të reja nga vende të ndryshme evropiane do të garojnë për sukses, ndërsa Kosova do të ketë mundësinë të prezantohet si organizatore e denjë dhe të promovojë basketbollin e vajzave në arenën ndërkombëtare.

Një verë që premton spektakël, emocione dhe krenari për Kosovën.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners