Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

Festivali i MiniBasketbollit grumbullon mbi 100 fëmijë

01/06/2026

Për nder të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka mbajtur Festivalin e MiniBasketbollit.

Në këtë event kanë marrë pjesë klube nga mbarë Kosova, duke grumbulluar mbi 100 fëmijë.

Në këtë Festival kanë marrë pjesë vajza dhe djem nga e gjithë Kosova, ku kanë luajtur ndeshje, si dhe janë argëtuar së bashku.

Për rreth 3 orë, fëmijët kanë pasur mundësi të argëtohen e të luajnë, derisa shpresojnë se një ditë do të jenë pjesë e rëndësishme në basketbollin e Kosovës.

Minibasketbolli është në kuadër të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që synon masivizimin e basketbollit, sidomos te grupmoshat e reja, që FBK i ka dhënë rëndësi të madhe me projekte të ndryshme.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners