26/05/2026
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë sot një vizitë speciale te Kosova A femrat.
Ajo është pritur nga Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Shtabi Teknik i Kosovës A, që janë duke punuar intensivisht para garave evropiane të verës.
Fetahu ka treguar për rëndësinë e FIBA Women's European Championship për Shtetet e Vogla, që për herë të dytë do të mbahet në Kosovë dhe për herë të parë në Pejë.
Dardanet do të garojnë në këtë Evropian, duke synuar paraqitje sa më të mira nga 23 deri më 28 qershor.
Ndërkohë, Haxhiu ka premtuar përkrahje institucionale pa rezervë për vashat e Kosovës dhe ju ka uruar shumë suksese në këtë garë shumë të rëndësishme për vendin tonë, ku do të marrin pjesë gjashtë shtete.
Basketbollistet e Kosovës e falënderuar Haxhiun për vizitën, duke theksuar se do të japin maksimumin për rezultate sa më pozitive.
Fetahu i ka dhuruar U.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, një top të nënshkruar nga basketbollistet e Kosovës dhe një fanellë me numër 5.
FIBA Women's European Championship për Shtetet e Vogla do të mbahet në Pejë nga 23 deri më 28 qershor.