21/05/2026
Trepça mposhti Bashkimin në ndeshjen e katërt finale 78:98 dhe e mbylli serinë finale me rezultat 4:0, për ta fituar titullin e kampionit të Kosovës për herë të tretë radhazi dhe të shtatën në historinë e klubit.
Mitrovicasit dominuan serinë finale me paraqitje të shkëlqyeshme dhe atmosferë spektakolare përgjatë gjithë Playoff-it, duke e rikthyer edhe një herë titullin në “Minatori”.
MVP i finaleve u shpall Dardan Kapiti.
Medaljet e arta i kanë ndarë Blerim Gashani, Ministër i Sportit dhe Rinisë, Ismet Krasniqi, President i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Visar Bislimi, përfaqësues i ProCredit Bank.
Medaljet e argjendta janë ndarë nga Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe dy nënkryetarët e FBK-së, Fatmir Gashi dhe Artan Kurti.
Dardan Kapiti pranoi çmimin MVP të finaleve nga Visar Bislmi, përfaqësues nga ProCredit Bank.
Ndërkohë, trofeun për kapitenin Anes Gashi ia dorëzuan Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së dhe Albulena Haxhiu, U.D. e Presidentes së Kosovës.