18/05/2026
Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së.
Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj në Bukuresht të Rumanisë.
Pjesë e këtij turneu të rëndësishëm ndërkombëtar janë pesë shtete në dy dyja konkurrencat: Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria dhe Turqia.
Projekti nga FIBA ndihmon në zhvillimin e talenteve për të ardhmen, derisa basketbollistët e basketbollistet fitojnë përvojë për të ardhmen.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve/eve.
Rezultatet
13 maj
Kosova (F)-Turqia (F) 22:84
Kosova (M)-Turqia (M) 47:115
15 maj
Rumania (F)-Kosova(F) 91:46
Rumania (M)-Kosova (M) 94:25
16 maj
Kosova (F)-Bullgaria (F) 23:69
Kosova (M)-Bullgaria (M) 36:87
17 maj
Maqedonia Veriore (F)-Kosova (F) 53:41
Maqedonia Veriore (M)-Maqedonia Veriore (M) 70:47