Trepça fiton finalen dramatike në Prizren

Trepça fiton finalen dramatike në Prizren

17/05/2026

Trepça shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 80:84 (13:16, 18:25, 23:16, 26:27) në një atmosferë fantastike në “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsinë 3:0 në serinë finale të Playoff-it.

Ndeshja ishte shumë e luftuar dhe dramatike deri në sekondat e fundit. Trepça e mbylli pjesën e parë me 10 pikë epërsi, 31:41, por Bashkimi reagoi fuqishëm për ta rikthyer rezultatin dhe për të kaluar në avantazh në çerekun e fundit, para se mitrovicasit të riktheheshin në momentet vendimtare dhe ta mbyllnin sfidën me fitore.

Te Trepça u dalluan Kenneth Hasbrouck me 22 pikë dhe Dardan Kapiti me 14 pikë e 9 kërcime, derisa te Bashkimi më efikasit ishin Shannon Shorter me 25 pikë e 5 kërcime dhe Jalen Riley me 22 pikë.

Ndeshja e katërt e serisë finale zhvillohet sërish në Prizren.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners