Dardan Berisha pjesë e programit prestigjioz TIME-OUT 4.0 të FIBA Europe

Dardan Berisha pjesë e programit prestigjioz TIME-OUT 4.0 të FIBA Europe

15/05/2026

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës dhe anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Dardan Berisha, do të jetë pjesë e programit prestigjioz TIME-OUT 4.0, organizuar nga FIBA Europe në partneritet me Northumbria University në Mbretërinë e Bashkuar.

TIME-OUT 4.0 është një program i krijuar për t’u ofruar basketbollistëve elitarë mundësi për zhvillim akademik dhe profesional, duke i pajisur pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi në fushën e menaxhimit, biznesit dhe lidershipit.

Programi synon të mbështesë sportistët në zhvillimin e tyre profesional dhe në krijimin e mundësive të reja të karrierës, brenda dhe jashtë sportit.

Më herët, këtë program e kanë përfunduar me sukses edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore, Granit Rugova, Drejtoresha e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani, si dhe ish-basketbollisti Fisnik Juniku.

Federata e Basketbollit e Kosovës i uron Dardan Berishës suksese në këtë rrugëtim të ri profesional dhe akademik.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners