Trepça një hap më afër titullit!

Trepça një hap më afër titullit!

13/05/2026

Trepça mposhti Bashkimin me rezultat 93:83 (23:20, 30:20, 17:22, 23:21) në finalen e dytë të Play-off-it, duke krijuar epërsi 2-0 në seri.

Në një duel me shumë ritëm dhe intensitet, Bashkimi u afrua në vetëm tri pikë diferencë, 1:13 minuta para përfundimit, por Trepça mbajti qetësinë në momentet vendimtare për ta siguruar kështu edhe fitoren e dytë në këtë seri.

Akili Vining udhëhoqi Trepçën me 26 pikë, prej tyre 6 treshe, ndërsa Kenneth Hasbrouck shtoi 18 pikë, përfshirë një treshe vendimtare në fund. Te Bashkimi më efikasi ishte Riley me 22 pikë.

Dy ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen në Prizren, derisa kampion shpallet skuadra që shënon katër fitore.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners